27 tetor 2009

Leonardo: Sekreti i Milanit? Entuziazmi

Ka qenë një Leonardo pa zë dhe euforik ai që ka komentuar fitoren 2-1 të Milanit ndaj Kievos. “Në pjesën e parë kemi patur shumë vështirësi, por në të dytën kemi rigjetur ekuilibrat e duhur dhe kemi bërë një ndeshje të madhe, - ka deklaruar trajneri brazilian. - Gjithsesi Milani më ka pëlqyer që nga fillimi. Na ka munguar finalizimi, por jo loja, që mua më ka pëlqyer edhe në 45 minutat e para. Dinjo?
E kam kaluar në krah në mënyrë që të gjejë më shumë hapësira. Dida? Ka qenë i shkëlqyer, pritja e tij vlen sa një gol. Ndërsa për Nestën nuk kam më fjalë. Eshtë një lojtar i jashtëzakonshëm. Dhe të mendosh se në fillimin e sezonit nuk e dinte as nëse do të rikthehej në fushë”. Fitorja e tretë brenda një jave, Milani po ringrihet. Leonardo ka shpjeguar çelësin e transformimit kuqezi: “Skuadra po rigjen ekuilibrin. Jemi shumë të motivuar dhe kemi një entuziazëm të madh”, ka përfunduar tekniku milanist.