27 tetor 2009

Nesta: Duhet të sigurojmë vendin e katërt

Mbrojtësi i Milanit ka qenë autor i dygolëshit, që i ka dhuruar kuqezinjve fitoren kundër Kievos
Kuptohet kur momenti negativ mbaron. Që i tiji kishte mbaruar, është kuptuar menjëherë, gjatë turneut parapërgatitor të zhvilluar në Amerikë. Milani gjatë atyre ditëve ka marrë humbje dhe kritika, por kishte nga ata që thonin se “Nesta është blerja më e mirë”. Këta janë pasuar nga skeptikët “po, por sa do zgjasë”.
Kanë kaluar tre muaj dhe Nesta në moshën 33-vjeçare ka shijuar dygolëshin e parë në karrierën e tij. Dhe jo një dygolësh çfarëdo: vlen një pozicion në Europën që ka rëndësi dhe ka qenë një sinjal i fortë i një skuadre të vërtetë që e ka rimarrë veten. Dy goditje me kokë që i kanë kushtuar një dëmtim në hundë, i cili do të vlerësohet në ditët në vazhdim. Ka stadiume që konfirmojnë një kampion: “Bernabeu” për shembull.
Pato ka shënuar golat që kanë konfirmuar talentin e tij, në sallën e konferencave për shtyp të stadiumit madrilen Nesta ka marrë vlerësimin e trajnerit të tij. “Sandro është një shembull për të gjithë. Një lider i vërtetë”. Si lider, Sandro Nesta ka folur pas barazimit të marrë në Bergamo. “Nuk i kemi idetë e qarta”, ka thënë ai. Dhe këto fjalë janë dukur si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj trajnerit apo ndaj ndonjë shoku të skuadrës. Ditën e diel Nesta ka qenë i kënaqur edhe pse ka parë se atmosfera ka ndryshuar. “Në Bergamo më kanë thënë se kam qenë shumë i ashpër, por tani rezultatet shikohen.
Ndeshja kundër Kievos për mua ka qenë shumë e bukur, edhe pse nuk shënoj asnjëherë. Shpesh gabojmë në minutat e para dhe më pas reagojmë, kështu shpenzojmë shumë energji, por duhet të sigurojmë vendin e katërt, kështu që gjërat po shkojnë mirë”, ka thënë mbrojtësi kuqezi. Në lidhje me kombëtaren e Italisë: “Nuk do të kthehem për të mos sforcuar shumë fizikun tim.
Lipi e di se çfarë mendoj, e kuptojmë njëri-tjetrin”. Një frazë që përsëritet sa herë që e pyesin për fanellën e kaltër. Dhe kjo histori sjell në mendje atë të Paolo Maldinit. Në të njëjtën mënyrë duhet të përfundojë edhe çështja Nesta: edhe pse tani mbrojtësi është i përqendruar, si i gjithë Milani, tek një ringritje, që deri pak ditë më parë dukej e pamundur. Megjithatë, tani janë aty dhe edhe Dida është kthyer ai i kohërave të arta. “Na ka shpëtuar nga një humbje e sigurt”, ka thënë Nesta.