22 tetor 2009
Leonardo: “Lerini skemat, fitoi grupi…”
Milan ne Bernabeu shfaq nje nivel “britme” dhe hedh “nokaut” Realin e Madridit e Kakas. Skuadra e kuq e zinjve del nga erresira ne drite, pikerisht ne Bernabeu dhe ndaj nje skuadre te ndertuar me shume yje. Megjithate Galiani nuk eshte dakort: “Yjet ishin te barabarte net e dy skuadrat”. Perpara mikrofoneve dhe telekamerave Leonardo me te drejte evidentonte: “Te flasesh per zgjedhjet e mia si percaktuese nuk me duket e drejte. Ndaj Realit te Madridit moduli i lojes ishte shume i thjeshte. Kjo eshte fitore qe u arrit nga perqendrimi ne loje i gjithe skuadres, kete gje beme dhe ne ndeshjen me Romen”. Leonardo nuk pranon qe te flitet p[r Milanin e formatuar per sukses ne ligen e kampioneve: “Na duhet te vazhdojme kete rruge, por ajo eshte shume e gjate”. Ne fund nje mendimin per Paton: “Nuk e zbuluam sot Paton, ai ka talent te jashtezakonshem. Ndeshje te tilla si kjo me Realin e Madridit, e konsakrojne nje futbollist, pato eshte gur i cmuar ne skuadren tone”. Galiani komplimenton Leonardon: “Ishte fitorja e tij, asnjehere nuk menduam per barazimin dhe kjo demonstroi kurajon e madhe te Leonardos”. Kaka ka luajtur per here te pare ndaj ish-skuadres se tij dhe ai thote: “Me vjen keq qe humba ndaj ish-skuadres sime, por Aleksander Pato ishte i jashtezakonshem. Shpresoja ne fitoren e Realit te Madridit, por nuk u arrit ajo. Te mendojme se kete gje do ta bejme ne San Siro. Nuk kam besuar asnjehere se Milan eshte ne krize. Pas gjashte vjetesh qe qendrova te kuq e zinjte, une pashe se Milan mbetet perseri nje nga skuadrat me te mira ne Evrope”. Ne fund Kaka zbulon se kishte shkembyer dy bluza: “Nje me Ambrosinin dhe nje me Inzagin”. Komenti qe ben tekniku i Realit te Madridit per humbjen eshte me shume se filozofik: “Dhe Milan vete nuk e priste fitoren dhe pse ajo eshte nje skuader me pervoje. Ne e kontrolluam lojen por beme disa gabime qe na ndeshkuan, sidomos ne golin e dyte dhe te trete nga Pato”. Pelegrini reagon i zemeruar kur degjon nga gazetaret se skuadra e tij kushtezohet nga Kristiano Ronaldo: “Ju flisni gjithnje per Kristiano Ronaldon, por e verteta e humbjes me Milanin nuk ishte mungesa e tij, por gabimet ne mbrojtje”.