22 tetor 2009
Nje dhurate per Venger 60 vjec?
Sot ne 60-vjetorin e lindjes, Arsene Venger ka planifikuar nje shishe shampanje me akull. Asgje tjeter per tu festuar, asnje mbremje e e vecante, ajo e se enjtes. Nje dite tjeter dite e qete, nje dite e kushtuar plotesisht futbollit, bisedime per te, studim dhe reflektim per jeten kushtuar sportit. Ne mbremje perpara televizionit do te ndjek si zakonisht…perseri futbollin, por kete here me lajmet nga euro liga. Venger nuk deshiron te flas per pushimin ose terheqjen. Rralle flet per gjera te tjera, bota e tij eshte vetem futbolli. Dhe futbolli nuk eshte vetem nje pune, eshte ushqimi i jetes. Ajo eshte romanca e jetes per te, enderrat dhe ambicjet. Tekniku francez eshte prej 13 vjetesh ne drejtimin e Arsenalit, nje rekord. Megjithate Venger pak njihet, perpara tij eshte vendosur “nje grope e erret”, pasi per jeten private eshte shume konservator. Ajo qe dime me mire per Vengerin jane gezimi puritan qe ndjen ai per pasimet perfekte gjeometrike, per sulmin dhe shumellojshmerine e veprimet ne te. Ka studjuar ne universitetin e Strasburgut dhe eshte lauruar me masterin ne ekonomi. Per Vengerin dihet se ka nje pasion te jashtezakonshem per futbollin, per te gjitha ngjarjet ne te, gezimin dhe zhgenjimin, per futbollin e bukur dhe polemikat me gjyqtaret, qe “gjymtojne” te bukuren permes lojes fizike qe nuk ndeshkohet. Dime tjetren se kur u takua per here te pare me futbollistet e Arsenalit, keta te fundit menduan se ishte nje mesues gjeografie, qe gabimisht kishte zbritur ne Hajburi. Por ai kishte filluar me Arsenalin, qe revolucionin francez ta transferonte te skuadra londineze. Venger mendon ta coje punen me Arsenalin dhe pas vitit 2010, kur perfundon kontrata ekzistuese. “Dua te punoje sa me gjate, porn e jete duhet te adpatosh potencialin q eke, thote Venger. Nuk eshte gjithnje e neovojshme per pune fizike, Dida here duhet te jesh shume inteligjent. Ndodh qe nje 40-vjecar te jete i forte fizikisht, por i vjeter mentalisht dhe ne futboll duhet ti harmonizosh drejt keto dy elemente”. Venger ka studjuar si shkencetar, por e ka perdorur shkencen qe ti sherbeje artit te tij. Megjithate mbetet enigmatik, per te mesuar gjere se si arriti nga nje student futbolli, te behej teknik i shkelqyer, manaxher i jashtezakonshem. Kur ai feston 60-vjetorin, dhurata eshte: “Cfare do te ndodh me Arsenalin kur ai te largohet. Ai ndertoi klubin mbi konceptet e tij, mbi imazhin e tij”. Nje anglez ne Angli nuk mund ta gjesh per te ndjekur rrugen e tij. Mos mund te jete Henri qe ai mbron shume, pasardhesi i Vengerit?