20 tetor 2009

Leonardo: Fitorja le të jetë një piknisje

Këtë herë zëri është më i qartë, siç është e tillë fitorja ndaj Romës, vendimtare për ecurinë e Milanit. Leonardo e pret me kënaqësi suksesin ndaj Romës: “Në pjesën e parë luajtëm dobët, - pranon trajneri kuqezi, - ndaj dhe duhet nënvizuar reagimi i madh i djemve në pjesën e dytë. Kjo është një piknisje. Goli i pësuar? Të pësosh një gol të tillë pas tri minutash, gjithçka shndërrohet në të zezë. Çdo gjë del jashtë kontrollit. Skuadra ishte në gjendje psikologjike të keqe. Për këtë dua t’i përgëzoj vërtet djemtë, sepse dhanë gjithçka që mundën për të fituar një ndeshje të rëndësishme. Humbja do të kishte qenë psikologjikisht shumë e rëndë, ndërsa fitorja të jep një tjetër efekt. Nëse rinisemi nga kjo fitore, mund të bëjmë gjithçka”.