20 tetor 2009

Kaka : Reali më i madh se Milani

Kaka beson se Real Madridi është një klub më i madh se Milani dhe ka pranuar se është befasuar me rënien e formës së Ronaldinhos.
“ Mendoj se Real Madridi është një klub më i madh rreth e përqark botës sepse njerëzit e ndjekin çdoku. Ky është dallimi ndërmjet këtyre dy klubeve.”
“ Milan ka qenë gjithmonë një klub i fortë në Itali dhe më gjerë. Kjo ka ndryshuar këto dy vite të fundit.”
“ Nuk kanë qenë në gjendje që të mposhtin klube të mëdha dhe ndoshta politikat e transferimit kanë ndryshuar. Në kohën time në Milan kishte gërshetim të rinisë dhe të përvojës.”
“ Do të jetë hera e parë në jetën time që do të përballem me ish ekipin tim. Do të jetë përvojë e re, por jam një profesionist që tani luan për Real Madridin. Të shohim çfarë do ndodhë nesër. Do të jap më të mirën.”
“ Ndjehem madrilen. Jap më të mirën që të fitojmë çdo ndeshje sepse ndjehem mirë këtu. I jam mirënjohës klubit për gjithçka që ka bërë për mua, si në të kaluarën si tani.”
Kaka nuk e kupton ende pse Ronaldinho ka rënë nga forma.
“ Ronaldinho është një lojtar ndryshe me topin në këmbë pasi që ai e dërgon atë aty ku ka dëshirë. Do doja ta kem atë aftësi.”
“ Nuk e di çfarë ndodhi me të, pse ra nga forma aq shumë. Ai nuk është në gjendje të bëj diferencën në klub ashtu si bënte tek Barça dhe tek Brazili.”
“ Mendoj se ai duhet të gjej motivacion në mënyrë që të jetë lojtari më i mirë në botë.” deklaroi Kaka.