23 tetor 2009

Giovinco qëndron !

Lajm i mirë për adhuruesit e Juventusit, pas shumë zërave rreth shkëmbimit të Seba Giovincos me Valon Behramin agjenti i 'Thneglës Atomike' ka thënë se Giovinco nuk e ka ndërmend t'a lërë Juven për 'çekanët' e udhëhequr nga legjenda Italiane Zola.- Andrea D'Amico tha për 'tuttomercatoweb.it' : "Zemra e Giovincos rrahë 'bardh e zi', kështu që ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventus. Sebastian është i interesuar vetëm në projektin e Juventusit dhe në asgjë tjetër, unë të them të drejtën bashk me disa nga analizuesit Juventin nuk u habitëm shum me paraqitjen e tijë kundër Maccabit, sepse qdo kush në Juve i dinë aftësitë e tijë."