Chygrynskiy i gatshëm
Dmytro Chygrynskiy është i gatshëm të luajë për skuadrën e Pep Guardiolas kështu thotë raporti i mjekëve të Barçës madje madje ai nuk do të vonohet më gjat se në këtë vikend mund të startoj kundër Real Zaragozas. Gjat ndeshjes kundër Malagas muajin e kaluar ky mbrojtës lëndoi ligamentet e këmbës së majt dhe humbi disa ndeshje për ekipin e Barcelonës. Këtë herë ai i bëri me sukses të gjitha trajnimet e Pep Guardiolas dhe me këtë tregoi se është i gatshëm për lojë.- Mbrojtësi i posa ardhur këtë sezon nga Shakhtari, pritet të startojë në qendër të mbrojtjes përkrah Gerard Pique, sepse kapiteni i klubit Carles Pyol i cili posa firmosi kontratën e re do të kaloj në anën e djatht në vend të të lënduarit Dani Alves.