23 tetor 2009

Toti qetëson tifozët: Nuk do të operohem

Kapiteni i Romës ka qetësuar tifozët verdhekuq, duke deklaruar se është në gjendje të mirë fizike dhe kurrë nuk ka menduar të kryejë operacion.“Tani do të shkoj në stërvitje – tha sulmuesi italian duke dalë nga klinika “Vila Stjuart”, ku është vizituar nga doktor Mariani -. Operacioni? Nuk e kam marrë asnjëherë në konsideratë”.
Për shkak të dëmtimit në ndeshjen kundër Napolit, kapiteni i Romës mungoi në ndeshjet kundër Milanit në kampionat dhe Fulhamit në Ligën e Europës. Me shumë gjasa Toti do të mungojë edhe në ndeshjen e fundjavës ndaj Livornos, megjithatë, rikthimi i tij duket gjithnjë e më pranë.
Kapiteni ka folur edhe për humbjen e së dielës kundër Milanit: “Tashmë ajo kaloi, duhet ta lëmë pas. Roseti? E pashë, por nuk do të them asgjë. Unë nuk luaja, e pashë ndeshjen, por nuk flas”. Dhe për kontratën: “Të shohim”.