Ryan Giggs ka qenë i ngazëllyer të shënojë golin e tij të 150-të për Manchester United në fitoren e mbrëmshme prej 2-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Wolfsburg.
“Jam i kënaqur që kam shënuar aq shumë gola, por ishte më e rëndësishme që ne të riktheheshim në lojë aq shpejt pasi ata kaluan në epërsi. Ishte një gjuajtje e lirë e dobët të jem i sinqertë, por ne patëm fat që ajo u devijua”, ka thënë Giggs.
“Luajtëm mirë në pjesën e parë, por vetëm kishim mungesë në kualitetin e pasimeve në pjesën e fundit. Ata janë një ekip i mirë dhe dy sulmuesit e tyre vërtet janë shumë të vështirë. Por ne patëm fat me golin e parë dhe treguam karakter të fortë për t’u rikthyer dhe për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Giggs.