01 tetor 2009

Mourinho beson te Balotelli

Ndonëse paraqitja jo e mirë ndaj Rubin Kazan nuk i ka pëlqyer trajnerit Jose Mourinho, bëhet e ditur se Mario Balotelli do të jetë në formacionin e parë për ndeshjen me Udinesen e cila luhet të shtunën.Gjithashtu sipas mediave Italiane, Jose Mourinho do të startojë edhe me Davide Santon.Interi momentalisht ndodhet në vendin e tretë me 13 pikë, dy pikë pas Sampdorias, kurse Udinese ka 11 pikë.