Trajneri i Bayern Munichut, Luis Van Gaal, ka pohuar se lëndimi i Arjen Robben, të cilin ai e pësoi në takimin e mbrëmshëm ndaj Juventusit, është një lëndim serioz.
Takimi i mbrëmshëm kundër Juventusit nuk ishte më i këndshmi për Robben, i cili pak para fundit të pjesës së parë, pësoi një lëndim për të cilën arsye duhej të largohet nga fusha.
Sipas trajnerit të bavarezëve, Luis Van Gaal, lëndimi është serioz dhe holandezi mund të qëndrojë jashtë fushe madje edhe disa muaj.
“Mendoj se ai ka lëndim serioz. Diagnoza pritet të jepet sot, por nëse futbollisti më thotë se është serioze, atëherë unë gjithmonë besoj se është ashtu”, ka thënë Van Gaal.