21 tetor 2009

FIFA dënon Shqipërinë

Mungesa e ujit të ngrohtë në dushet e stadiumit “Qemal Stafa” i ka kushtuar Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) me 10 mijë euro gjobë. Ndëshkimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës së FIFA-s, është dorëzuar të mërkurën në zyrat e FSHF-së.
Vendimi është argumentuar “për marrjen e masave të dobta organizative në përfundim të ndeshjes eliminatore kundër Danimarkës”. Jehona e barazimit 1-1 në takimin e luajtur në Tiranë më 9 shtator, u la nën hije nga problemet e theksuara që ka stadiumi më i madh në Shqipëri.