Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se ai i ka thënë drejtpërdrejt Barcelonës se Javier Mascherano nuk është për shitje.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Txiki Begiristain, u përpoq të nënshkruajë me argjentinasin gjatë verës së kaluar dhe mbetet në ndjekje të tij edhe për afatin kalimtar të janarit.
“Txiki Begiristain më kontaktoi por ia bëra të qartë se Javier nuk është për transferim, duke e ditur shumë mirë se Xabi Alonso ishte në rrugë për në Real Madrid. Barcelona mund të kishte bërë një ofertë shumë të rëndësishme për Javier, por ata kur nuk e bënë”, ka thënë Benitez për El Mundo Deportivo.
“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, për ekipin tonë. Ai ka kontratë të mirë dhe duhet ta respektojë atë, siç edhe po bën”, ka shtuar spanjolli.