20 tetor 2009

Dua Ligën e Kampionëve


Mbrojtësi i Bayern Munichut, Philipp Lahm, ka theksuar se objektivi i tij kryesor me gjigantin bavarez është triumfi në Ligën e Kampionëve.
Lahm është anëtar i rëndësishëm i Bayernit, ku synon të mbetet edhe për shumë vite të tjera, por ka pranuar se ëndërron ta shijojë suksesin në garën më të rëndësishme të klubeve nga futbolli evropian.
“Objektivi im i parë ishte të bëhem futbollist profesionist. E kam arritur atë, ndërsa tash dua ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe një garë të rëndësishme me Gjermaninë” tha Lahm për uefa.com.