Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, pritet të kthehet në fushë kur ekipi i tij takohet me Lyonin, të martën në Grupin E në Ligën e Kampionëve. Gerrard dhe Fernando Torres munguan të shtunën në humbjen 1-0 nga Sunderland – disfata e katërt në Premierligë në nëntë ndeshje.Pesë herë kampioni i Evropës po ashtu u mposht nga Fiorentina në ndeshjen e kaluar në Ligën e Kampionëve. Njësoj si Liverpool, Lyon hyn në ndeshje pas një humbjeve të papritur në ligë.
Disfata 2-0 nga Sochaux ishte e para këtë sezon, edhe pse ajo i mban në pozitën e parë me 20 pikë nga nëntë ndeshje. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Debrecen pret Fiorentinën. Lyon është lider me 6 pikë, ndërsa Liverpool dhe Fiorentina kanë nga 3. Debrecen nuk ka fituar ende asnjë pikë.
Në Grupin F, Inter pret Dynamo Kievin, në kërkim të fitores së parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve. Gjiganti ukrainas do ta shfrytëzojë për armë kryesore Andriy Shevchenkon, i cili ka luajtur më parë në Milan dhe gjatë asaj kohe shënoi 14 gola kundër Interit.
“Goli im më i preferuar ishte ai në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve 2003. Por, shpresoj që i 15-ti të jetë me Dynamon” tha Shevchenko.