23 tetor 2009

Diarra: Reali nuk mund të humbë dy herë radhazi

Mesfushori Mahamadou Diarra mendon se Real Madridi nuk mund të lejojë edhe një humbje të dytë, kur do të përballet me Sporting Gijon gjatë të shtunës në kuadër të kampionatit spanjoll.
“Një ekip i madh në Evropë është gjithmonë ekip i madh në Evropë. Nuk mendoj se Milani është befasisht i mirë, është e vërtetë se ata kanë humbur ca në kampionatin italian, por një ndeshje e dy ekipeve të rëndësishme është gjithmonë e vështirë”.
“Një ekip i madh nuk mund të humbasë dy herë radhazi në katër ditë, dhe kjo do të ishte shumë keq për ne”, ka thënë Diarra në prag të takimit përballë Sporting Gijon.