Massimo Oddo është i bindur se ish-bashkëlojtari i tij te Milani, Kaka, është penduar që është larguar nga ekipi italian për të kaluar te Reali i Madridit.Pasi ndihmoi ekipin e tij të mposhtë Realin e Kakas, Oddo ka thënë se braziliani është penduar për hapin që e ka bërë.
“Mbase këtë mbrëmje ai mendoi, pse nuk qëndrova në Milan”, ka thënë 33-vjeçari italian.
“Në një takim si ky, përkrahja nga gjithkush është e rëndësishme. Jemi shumë të kënaqur nga ky takim. Është hera e parë që Milani fiton në Madrid. Ne udhëtuam me një disponim pozitiv pas fitores ndaj Romës”, ka shtuar Oddo.