23 tetor 2009

Arshavin: Arsenali i dyti pas Barcelonës

Ylli i Arsenalit, Andrey Arshavin, duket se vazhdon të ketë joshje për kampionin e Spanjës dhe Evropës, Barcelonën, pasi ka deklaruar së fundi se ekipi anglez luan futbollin e dytë më të mirë, vetëm pas atij spanjoll.
“Futbolli më i bukur nuk është këtu, por në Barcelona. Por pas tyre mbase është Arsenali. Neve ndoshta na mungojnë dy lojtarë të klasit”.
“Kur transferimi (në Barcelona) u bllokua, sigurisht se isha i shqetësuar. Por pastaj e mora si fakt, ishte fat. Dhe sigurisht u zhvendosa në Arsenal. Mendoj se klubi im i tashëm është i dytë më argëtues në futbollin modern. Ia ka vlejtur”, ka thënë Arshavin.