Çezare Prandeli merr çmimin “Faketi”
“Jam me të vërtet i emocionuar”. Me këto fjalë Çezare Prandeli ka shprehur gëzimin e tij me rastin e marrjes së çmimit “Futbolli i bukur - në emër të Xhiaçinto Faketit”. “Kam patur fatin të njihem me Xhiaçinton, - ka vazhduar trajneri i Fiorentinës - dhe fakti që mora këtë vlerësim është një nder i madh për mua, shpresoj të jem në lartësinë e duhur. Jam ndier pak në siklet, sepse me nuk mendoj se e meritoj një vlerësim kaq të rëndësishëm. Me ish-kapitenin e madh të ...... u njoha kur stërvisja djalin tij Xhianfeliçe dhe e përmendja gjithmonë si shembull. Nuk më ka pyetur asnjëherë se sa mund të jepte ai në aspektin e lojës, por se si sillej.