27 tetor 2009

Marota: Kemi të drejtë të ëndërrojmë

Drejtuesi i Sampdorias, Xhiuzepe Marota, ka frenuar entuziazmin që ka ardhur pas goleadës kundër Bolonjës: “Nuk është një mëkat të kërkosh të arrish lart, por forca teknike e Interit, Juventusit dhe Milanit është e ndryshme me tonën. Eshtë e drejtë të ëndërrosh për të mbajtur lart moralin e grupit. Gjëja anormale për ne janë komplimentat që vijnë nga të gjitha anët”. Sampi, ditën e nesërme, do të përballet me Juventusin dhe kështu do të kenë mundësi të testojnë potencailin e tyre: “Juventusi është favorit. Sigurisht, kurrë nuk do të kisha imagjinuar se do të luanim në Torino, duke mbajtur vendin e dytë në renditje “, ka thënë ai.