27 tetor 2009

Leonardo : Ronaldinho po bën mirë, duhet të punoj ende

Trajneri i Milanit Leonardo është duke llogaritur në Ronaldinhon që të tregoj se kush është kundër Napolit të mërkurën mbrëma.
“ Ronaldinho ? Ai po e bën punën e tij mirë, por ai duhet të jetë më i zjarrtë.”
“ Ai mund të shkaktoj më shumë dëm me topat që di ti servoj dhe kështu ta ngris nivelin e vetvetes nga i mirë në i shkëlqyer.”
“ Ai është më mirë se më parë, por ai nuk ka arritur nivelin që dua prej tij.”
“ Napoli është skuadër shumë e fortë që ka rigjetur entuziazmin.”
“ Ata janë në formën optimale dhe stadiumi do të jetë prapa tyre. Do të jetë një ndeshje e mirë për tu luajtur.”
“ Ata luajnë shumë më ndryshe se ne. Ata kanë shumanshmëri në klubin e tyre dhe ata mund ta ndryshojnë ritmin e lojës.” deklaroi Leonardo.