Sulmuesi i Manchester Cityt, Craig Bellamy, thotë se ai ka më shumë kënaqësi kur krijon gola se sa kur i shënon ato.
Bellamy ka qenë larg formës së tij golashënuese këtë sezon, por sulmuesi uellsian mbrohet duke thënë se ai më shumë preferon të asistojë.
“Më shumë preferoj të krijoj gola për dikë. Kurrë nuk e kam ndërtuar ndeshjen time duke u bazuar në gola, është më shumë paraqitja dhe etika e punës. Mendoj se fansat më përshëndesin duke më dhënë gjithçka”.
“Dua të jam gjithçka pasi e di se jam një lojtar i kufizuar. Nëse e bëj këtë, kjo më jep shansin më të mirë të luaj mirë”, ka thënë sulmuesi i Cityt.