Sulmuesi i Villareal, Giuseppe Rossi eshte gati t’i pergjigjet kritikave te trajnerit te kombetares italiane Marcelo Lippi, pasi sonte do te jete ne fushe nga minuta e pare ndaj italianeve te Lazio.
I pranishem ne stadium pritet te jete edhe trajneri Lippi per te vezhguar lojtaret e rinj. Kohet e fundit Lippi ka qene mjaft kritik ndaj Rossit pasi ky i fundit nuk ka gjetur rrugen e rrjetes me kombetaren. Madje eshte vene ne dyshim nese Rossi do jete pjese e boterorit ose jo. Por kjo gje nuk e shqeteson mesa duket sulmuesin e Villareal.
“Shpresoj te jem ne nje forme te mire. Prezenca e trajnerit ne stadium me motivon edhe me shume. Nuk jam aspak i shqetesuar nga kritikatm pasi ne qofte se nuk luan mire gjithcka qe duhet te besh eshte te punosh me teper. Dhe une kete mund ta arrij.”- u shpreh Rossi