Mbrojtësi italian Gianluca Zambrotta, shpreh dëshiron për ta fituar Kupën e Konfederatave që do të fillojë të dielën në Afrikën e Jugut.
Lojtari 32-vjeçar i Milanit, është optimist se do të arrijë në finalen e 28 qershorit, ku dëshiron të takohet me Brazilin. “Ky turne do të shërbejë të ndërtojë grupin para Kupës së Botës vitin e ardhshëm. Andaj, dëshirojmë të arrijmë në finale dhe të hakmerremi kundër Brazilit”, ka thënë ish-lojtari i Barcelonës dhe Juventusit. Brazili mposhti Italinë në takimin e fundit miqësor mes tyre në muajin shkurt, duke fituar me rezultat 2-0 në Emirates me golat e Robinhos dhe Elanos.