Rossi e fton Juventusin
Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi i ka bërë thirrje Juventusit të paraqes ofertë në klubin spanjoll dhe të zëvendësojë David Trezeguen i cili pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës. “Kam dëgjuar rreth kësaj mundësie. Kam kontratë të gjatë në Villarreal, por ëndërroj të kthehem në Itali. Është klubi që vendos për shitjen time dhe palët duhet të arrijnë marrëveshje. Aktualisht jam i përqendruar në Kupën e Konfederatave”, deklaroi Rossi për Tuttosport.