Mbrojtësi veteran i Manchester Unitedit, Gary Neville, ka mohuar spekulimet për largimin e tij gjatë këtij afati kalimtar.
34-vjeçari ka pasur probleme me lëndime të cilat ia kanë kufizuar mundësinë për lojë, kështu që Nevillë është në grupin e lojtarëve rezervë të kampionit anglez. Duke llogaritur mosparaqitjet e tija është spekuluar se mbrojtësi legjendar mund t’i bashkëngjitet skuadrës së Middlesbrough. Mirëpo komentet e fundit të Neville i japin fund çdo spekulimi për largimin e tij. “Kam luajtur në disa ndeshje në sezonin e kaluar dhe shpresoj që sezonin e ardhshëm të vazhdoj të luaj këtu, sepse të qenit në këtë klub ka rëndësi të veçantë për mua”, ka thënë mbrojtësi i krahut të djathtë për “The People”.