Milani përsëri pas Agger
Pas një pushimi disa mujor, rikthehet çështja Daniel Agger. Skuadra e Milanit duke e parë se reparti defanziv sezonin e ardhshëm nuk është në nivelin e duhur, ka filluar të mendoj për një qendër mbrojtës. Edhe pse e ka rinovuar kontratën me Liverpoolin, Daniel Agger përsëri kërkohet nga skuadra e Milanit, njoftojnë mediat Italiane. Thiago Silva do të jetë njeriu kryesor i mbrojtjes, Nesta nuk mund të jetë ai që ishte disa vite më parë, kështu që Agger bashk me Thiago Silvan do të krijonin një murë të pakalueshëm.