Mbrojtësi veteran i Italisë, Fabio Cannavaro, është lënduar sërish dhe pritet të mungojë në ndeshjen e parë të Kupës së Konfederatave kundër SHBA-ve, e cila zhvillohet të hënën.
Kapiteni i Azzurëve e ka lënduar pulpën e këmbës dhe ekziston frika që ai mund të mungojë gjatë gjithë turneut, ngjashëm sikurse i ndodhi në Kampionatin Evropian ë vitit 2008. Mediat njoftojnë që mbrojtësi i Juventusit nuk është stërvitur të premten, ndërsa mjeku i përfaqësueses së Italisë, Enrico Castellacci ka deklaruar se ai nuk do të mund të luajë të hënën.