Blater: 94 milionë nuk janë asgjë
Sep Blatter ka deklaruar se kalimi i Ronaldos në Real për 94 milion euro është një dëshmi se popullariteti i futbollit është në rritje e sipër. " 94 milionë nuk janë asgjë, 10 vite më parë Ronaldo (i Brazilit) u transferua për 50 milion dollarë. Edhe pse jemi në një krizë ekonomike futbolli mbetet një gjë që i sjell njerëzve atë që e dëshirojnë" deklaroi Blater