13 qershor 2009

Barcelona ofron Eto’on për Mascheranon

Sipas mediave angleze, Barcelona ofron Samuel Eto’on si shkëmbim për mesfushorin e Liverpoolit, Javier Mascherano.
28-vjeçari kamerunas është një prej sulmuesve më të mirë në botë, ndërsa golashënuesi më i mirë i Barcelonës në sezonin e fundit. Duke mos arritur t’ia vazhdojë kontratën, Barcelona përpiqet ta shesë këtë verë dhe të përfitojë nga kjo shitje. Javier Mascherano është një nga dëshirat e Barcelonës për sezonin e ri, megjithëse Rafa Benitez në fillim të javës deklaroi se nuk do ta shesë argjentinasin as për 50 milionë funte. Fjalët e fundit që qarkullojnë thonë se Barcelona ofron Samuel Eto’on për provuar shansin të marrë Mascheranon. Ditë më parë vetë agjenti i lojtarit dha se argjentinasi do të dëshironte të luajë për Barcelonën.