Tashmë që Liga e Kampionëve ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, le të hedhim një sy më renditjen e dhjetë golashënuesve më të mirë në këtë veprimtari gjatë 10 viteve të fundit.
1.Raul (Spanjë)
Kapiteni i Realit të Madridit ka shënuar në Ligën e Kampionëve 51 gola me fanellën e “galaktikëve”.
1.Rud van Nistelroi (Hollandë)
Ish-bomberi i Mançester Junajtid dhe Realit të Madridit (tashmë te Hamburgu) ka realizuar 51 gola, aq sa Raul.
3. Andrij Shevçenko (Ukrainë)
Ish-sulmuesi i Milanit dhe Çelsit (tashmë te Dinamo e Kievit) ka shënuar në Ligën e Kampionëve 38 gola.
3. Tieri Henri (Francë)
Ish-kapiteni i Arsenalit (tashmë te Barcelona) ndan vendin e tretë së bashku me Shevçenkon (38 gola).
5. Filipo Inzagi (Itali)
Super Pipo ka shënuar me fanellën e Juventusit dhe Milanit 36 gola gjithsej në Champions.
6. Fernando Morientes (Spanjë)
Sulmuesi spanjoll aktualisht luan për Olimpikun e Marsejës në kampionatin francez. Më parë ka luajtur për Realin e Madridit, Liverpulin, Valencian e Monakon dhe në Ligën e Kampionëve ka shënuar 31 gola.
6. Didier Drogba (Bregu i Fildishtë)
Edhe sulmuesi afrikan i Çelsit ka shënuar po aq sa Morientes, 31 gola.
8. Roi Makai (Hollandë)
Bomberi i kombëtares “Tulipane” që luan me Fejnordin në kampionatin hollandez ka shënuar gjithsej 29 gola me fanellën e Deportivo La Korunjës (1999-2003) dhe Bajernit të Mynihut (2003-2007).
9. David Trezege (Francë)
Sulmuesi i Juventusit ka realizuar në Ligën e Kampionëve 28 gola me fanellën bardhezi.
9. Stivën Zherrard (Angli)
Kapiteni i Liverpulit, ashtu si Trezege, ka shënuar 28 gola në Ligën e Kampionëve.