Fabio Capello këmbëngul se dy Scudettot qe iu morën Juventusit si pasojë e Calciopolit ishin fituar me punë dhe jo përmes Calciopolit.
Capello udhëhoqi Juventusin për të dy titujt e fituara në 2004-05 dhe 2005-06. Ata i ishin marë Juventusit dhe më pas iu dorëzuan Interit.
Por në lidhje me hetimet e reja që janë dërguar në gjykatë, Federata Italiane do të rihap gjyqin sportiv.
Capello këmbëngul se ai i fitoi ato Scudetto në mënyrë të ndershme.
"Ato scudetto u fituan me punë të skuadrës në fushë, në mënyrë plotësisht të ndershme, dhe jo nga Calciopoli" tha ai për Tuttosport.