26 janar 2010

Uigan, tri javë stop për Kirkland

Uigan Atletik do të jetë pa portierin Kris Kirkland për tri javë pasi ai është dëmtuar. “Eshtë e rëndisishme që ta kemi sa më parë në skuadër, por duhet të sigurohemi që do të jetë shëruar, që të mos e rrezikojmë”, ka thënë trajneri i Uiganit, Roberto Martinez për faqen zyrtare të këtij klubi. Lojtari 28‑vjeçar u dëmtua në stërvitje aksidentalisht javën që shkoi. Uigani është në vend të 14-të në renditje me 22 pikë, tri më shumë se zona e ftohtë e rënies nga kategoria.