Mbrojtësi i Romës, John Arne Riise, është i vendosur për të fituar ndonjë trofe këtë sezon, ndërsa planet e tij janë që të sjellë trofetë e Europa League dhe Coppa Italia në kryeqytetin italian.
“Unë luaj për tifozët dhe gjithnjë e dua më të mirën për ta. Ëndrra ime për vitin e ardhshëm është Liga e Kampionëve”.
“Por për tash, do të kënaqesha me vendin e dytë (në tabelë), dhe dua ta fitoj Kupën e Italisë dhe Ligën e Evropës”, ka thënë norvegjezi për Radio Centro Suono Sport.