Shtypi vazhdon të spekulojë për emra të ndryshëm të cilët mund të zënë pozitën e trajnerit të Juventusit, ndërsa trajneri aktual Ciro Ferrara po e përgatit skuadrën për ndeshjen kundër Interit në Kupën e Italisë.
“Unë nuk ndihem i shkarkuar. Ju lutem mos më detyroni të them diçka kundër Juventusit, sepse nuk do të bëja diçka të tillë edhe nëse më shkarkojnë”.
“Për mua nuk është problem dhe unë nuk shqetësohem aspak për këtë gjë. Gjithmonë jam trajtuar mirë. Pas 20 vitesh te Juventusi, ky është i vetmi moment i keq dhe unë e pranoj”.
“Këtu ka njerëz profesionistë dhe ata e dinë se nuk mund të themi se ka përfunduar para se të përfundojë”, ka thënë Ferrara në një konferencë për shtyp.