Juventusi ka bërë një ofertë të re për Guus Hiddinkun pasi që kanë filluar kërkimet për një trajner të ri pasi që Ciro Ferrara duhet të shkarkohet.Portali rus i lajmeve Sports Life pohon se Juventusi ka rritur ofertën e tij në 5 milion euro për manjatin holandez të futbollit. Sidoqoftë, më herët Hiddink kishte pranuar se nuk do të dëgjonte për oferta nën 7 milion euro.
Raporti sygjeron se drejtuesve të Juventusit i ka ardhur durimi në fund dhe tani dëshirojnë një zgjidhje të shpejtë.
Ekzistojnë dy teori. Një trajner deri në qershor dhe më pas një tjetër me kontratë dy vjeçare.
Me kontratë dyvjeçare opcionet janë Dino Zoff dhe Giovanni Trapattoni.
Mundësia e vetme për një trajner për një afat të shkurtër është Guus Hiddink.