Almir Murati nuk do të jetë më futbollist i Tus Koblenz. Futbollisti shqiptar dhe klubi gjerman, e kanë shkëputur kontratën me marrëveshje të të dyja palëve. Kështu shkruante të hënën në uebfaqen zyrtare të klubit nga Bundesliga 2 gjermane.Koblenz e kishte transferuar sulmuesin 24 vjeç në vitin 2009 nga FC La Chaux-de-Fonds. Ai ka luajtur në shtatë ndeshje këtë sezon. Afati kalimtar i janarit shënoi një largim të dukshëm të futbollistëve shqiptarë nga ky klub.
Më parë, nga Koblenz ishte larguar Renaldo Rama, kurse të hënën lamtumirë këtij klubi i thanë edhe Shefki Kuqi, që u transferua tek Swansea City në Angli, dhe vet Almir Murati. Tash, tek Tus Koblenz kanë mbetur katër futbollistë shqiptarë: Njazi Kuqi, Ervin Skela, Shqipëron Skeraj, dhe transferimi i këtij afati, Edmond Kapllani.