26 janar 2010

Manchester United do Chiellinin

Manchester , 26 janar- Trajneri i Manchester Unitedit, sir Alex Ferguson po përgatit ofertën për mbrojtësin e Juventusit, italianin Giorgio Chiellini. Gazeta angleze "Sunday People" shkruan se Fergusoni është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 15 milionë euro për transferimin e Chiellinit 23-vjeçar. Trajneri skocez e sheh Chiellinin si zëvendësim adekuat për mbrojtësin serb Nemanja Vidiq, që pritet të largohet nga stadiumi "Old Trafford" për t'u transferuar te skuadra e Barcelonës.