26 janar 2010
Mançester Siti i vë syrin Gagos
Mançester Siti ka bërë një ofertë për mesfushorin argjentinas të Real Madridit, Fernando Gago, i cili është i interesuar të largohet nga klubi pasi po kalon thuajse gjithë kohën në bankinë. “Gago do të përpiqet deri në fund të marrë lejen për t’u larguar dhe për këtë aryse është takuar dje me Horge Valdandon, që të diskutojë të ardhmen e tij”, shkruante dje “Marca”. “Oferta më e mirë ka ardhur nga Mançester Siti, që ka ofruar 15 milionë euro. Por thuhet se Reali nuk dëshiron ta shesë. Gago, 23 vjeç, i është bashkuar Realit nga Boka Juniors në janar 2007, për të zëvendësuar argjentinasin Fernando Redondo. Por pjesën më të madhe të këtij sezoni ai e ka kaluar në bankinë, prandaj është i interesuar të largohet sepse synon një vend në përfaqësuesen e Argjentinës në botëror.