11 janar 2010

Llumnica edhe më tutje jashtë stërvitjeve

Sulmuesi i skuadrës së futbollit Prishtina, Isuf Llumnica, vazhdon të jetë jashtë stërvitjeve për stinorin pranveror. “Nuk e di edhe për sa kohë do të jem jashtë stërvitjeve për stinorin pranveror. E kam të lënduar gjurin dhe ende nuk po mundem që të nisi stërvitjet për shkak të dhimbjeve. Brenda javës pritet të shkojë për një kontrollim në Shkup të Maqedonisë dhe do të shoh gjendjen e gjurit”, tha Llumnica. Ai për shkak të këtij lëndimit nuk ka mundur të jetë edhe pjesë e Prishtinës në turneun ndërkombëtar në futsall që u zhvillua gjatë kësaj të diele.