Liria kërkon kreun e tabelës
Skuadra e futbollit Liria nga Prizreni, nisi përgatitjet për stinorin pranveror në futboll. Qëllimi i kësaj skuadre është që të përgatiten sa më mirë për pjesën pranverore dhe njëherësh kërkojnë të luftojnë të ngjiten sa më lartë në kreun e tabelës si dhe kërkojnë trofeun e kupës së Republikës së Kosovës. Në stërvitjen e parë ishin të gjithë futbollistët, në të cilët llogarit kryetrajneri i ri, Behajdin Gjinali. Në tubimin e parë ishin edhe futbollistët Klodian Sulollari, Alsid Tafili e Ermin Gjananoviq. Në seancën e parë të stërvitjeve ishin dhe përforcimet e bëra, si Uliks Emra dhe Luigj Buqaj.