25 janar 2010

Del Piero: E vështirë të shohim përpara

Alesandro Del Piero, kapiteni i Juventusit, analizon momentin delikat që po përjeton skuadra. Ikona bardhezi deklaroi: “Sinqerisht është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të përshkruar këtë moment dhe për të gjetur forcën që të ecim përpara. Megjithatë, nuk kemi alternativë tjetër, duhet të punojmë të përmirësohemi në vazhdim. Goli? Nuk më ka shijuar për shkak të humbjes”. Më tej, Del Piero shtoi: “Ky që po shihni nuk është Juventusi i vërtetë. Jemi të gjithë në vështirësi dhe për të ndryshuar rrjedhën e sezonit nuk duhet të analizojmë vetëm takimin me Romën, por të gjithë periudhën negative që skuadra po përjeton. Duhet të luftojmë për ta hedhur pas shpine këtë moment”.