Menagjeri i Arsenalit Arsene Wenger ka përsëritur se ai nuk ka plane që të ndalet përkundër festimit të 60 vjetorit.
“ JO, nuk do të ndalem. Nëse një ditë këtë nuk do e bëj më atëhere do të jetë për shkak të problemeve shëndetësore,”
“ Njëra prej kënaqësive që kam është që të drejtoj skuadrën, dhe unë ndjehem i mjeshtruar në disa pjesë të kësaj lëmie. Kur ja nisa isha i vetmuar. Isha trajner portierësh, trajner fizik, dhe kështu mësova këtë zeje ashtu si gjithë të tjerat.”
“ Mendoj se jam ashtu si në moshën 20 vjeçare. Vetëm me më pak forcë. I kam sfidat në gjenet e mia. Shpeshherë është një problem, shpeshherë është fat por ky jam unë dhe kështu unë jetoj.” deklaroi Wenger
Wenger më pas përsëriti se karriera e tij e gjatë ja ka dhënë një mësim të rëndësishëm : virtyti më e mirë në jetë është disciplina.