22 tetor 2009

Pellegrini : Disfatat janë brengosëse

Manuel Pellegrini ka pranuar se ai është i brengosur që Real Madridi është mposhtur dy herë nga tre ndeshjet e fundit. Sidoqoftë, ai mendon se skuadra e tij është e njëjta.
“ Çdo disfatë është brengosëse. Të dyja ekipet, Sevilla dhe Milan, kanë skuadra që njihen një kohë më të gjatë. “
“ Nuk e konsideroj këtë diçka normale, por është brengosëse, dhe ne duhet të vazhdojmë së punuari.”
“ Kemi dy objektiva: që të kualifikohemi për rethin tjetër të Champions League, dhe do të provojmë të i rikthejmë pikët nga ndeshja me Milanin.”
“ Në ligë, jemi në rrugë të mirë, por duhet të punojmë më shumë.” deklaroi Pellegrini.