23 tetor 2009

Trezege, 300 ndeshje bardhezi dhe një objektiv

Kundër Makabit, David Trezege ka festuar ndeshjen e tij të 300-të me fanellën bardhezi: “Arrita një objektiv të rëndësishëm në karrierën time, - tha sulmuesi francez. - 300 ndeshje me Juven nuk ndodh t’i luajnë të gjithë. Në aspektin personal shpresoj të vazhdoj të jap ndihmën time. Më duhen edhe tre gola për të arritur Sivorin në renditjen e golashënuesve juventinë të të gjithë kohërave. Pastaj dua ta mbyll sezonin me një rezultat pozitiv, që do të thotë të fitoj njërin mes kampionatit apo Championsit”. Por e ardhmja e tij është akoma për t’u përcaktuar: “Unë jam spontan, atë që ndjej e them dhe sigurisht vitin e shkuar përjetova një moment delikat, - vazhdon Trezege. - Fola qartë, por pashë edhe sjelljen ndaj meje të shokëve të mi, klubit, trajnerit, që ishin të rëndësishme. Nëse do ta lë Juven në fund të sezonit, nuk do të jetë sigurisht për një zgjedhje sportive: kam dhjetë vjet që jam këtu dhe që jam larg familjes. Fëmijët e mi rriten dhe ka momente që më mungojnë shumë. Do të jetë një zgjedhje e jetës, por sigurisht kam mbetur shumë i magjepsur nga sjellja e shokëve të mi pas golit ndaj Lacios. Ishte diçka e rëndësishme për mua në aspektin njerëzor. Këtu kam një miqësi të madhe me të gjithë dhe kjo është gjëja që më bën më të lumtur”.