Sulmuesi i Bayern Munichut, Luca Toni, ka dalë me një sulm të ri kundër trajnerit Louis van Gaal.
Italiani, i cili është cak i ekipit anglez West Ham United dhe trajnerit të këtij ekipi, Gianfranco Zola, ka thënë se ai nuk do të rikthehet në ekipin e rezervave, dhe se dëshiron të jetë pjesë e formacionit të parë.
“Trajneri më ka thënë se do të rikthehem vetëm kur të kem luajtur 90 minuta. Ai dëshiron që unë të luaj sërish për ekipin rezervë, por unë nuk do ta bëj këtë”, ka thënë Toni.