Sulmuesi veteran Pippo Inzaghi ndjen keqardhje pas humbjes minimale ndaj Zurichut në San Siro, në kuadër të Ligës së Kampionëve, dhe thotë se ekipi është në një moment të vështirë.
“Ndjejmë keqardhje për këtë mbrëmje. Më vjen keq pasi ekipi dha aq shumë, veçanërisht në pjesën e dytë, por ne duhet ta pranojmë përfundimin”, ka thënë Inzaghi.
“Është një moment i vështirë, andaj ne duhet të përmirësohemi të gjithë së bashku. Këtë mbrëmje megjithatë krijuam shumë raste, por futbolli bëhet nga aksione të vogla, nga detaje të vogla”.
“Ne të gjithë jemi ende me Leonardon, të bashkuar dhe kompakt, por me sa duket sonte kemi harxhuar shumë energji dhe kemi mbledhur shumë pak”, ka shtuar italiani.