Ka nderruar jete ne moshen 75 vjecare, Enver Shehu, legjenda e klubit Tirana, ne ate kohe 17 Nentori.Enver Shehu ka qene nje nga lojtaret baze te Tiranes se viteve ’60. Ai eshte aktivizuar edhe me ekipin kombetar ku ka mbajtur shiritin e kapitenit. Shehu ka qene i suksesshem ne drejtimin e 17 Nentorit te viteve ‘80, duke e formuar nje skuader, nder me te mirat ne historine e klubit bardheblu.
Nen drejtimin e tij, 17 Nentori fitoi gjate viteve 80-90 tre kampionate dhe kater kupa. Merita e Shehut ne drejtimin e bardhebluve ishte jo vetem fitimi i trofeve, por edhe gjetja e talenteve, si Arben Minga, Agustin Kola, Shkelqim Muca, lojtare qe me pas ishin shtyllat kryesore te kombetares se atyre viteve.