22 tetor 2009
Barcelona e gjitha njëzëri: Duhet të fitojmë në Rusi
Kampionët rus të Rubin Kazan prodhoi të mërkurën fitoren më të madhe në historinë e tyre, duke mposhtur kampionët në fuqi të Champions League falë golit të mesfushorit turk, Gokdeniz Karadeniz, në minutën e 73-të. Kjo ishte humbja e parë e Barcelonës në Champions League që nga 9 dhjetori 2008, kur skuadra e Pep Guardiolës u mund 3-2 në shtëpinë e Shakhtar Donetsk në ndeshjen të grup, por kur e kishte siguruar kualifikimin. Një rezultati i tillë ka qenë i papritur, po duket se ia ka vlejtur të zgjoja nga gjumi katalanasit, të cilët tashmë ndihen më të karikuar dhe njëzëri, Ibrahimoviç, Ksavi, Jaja Ture dhe Guardiola theksojnë se do të fitojnë në Rusi për të siguruar kualifikimin. "Nëse ne duam të ecim përpara, duhet të fitojmë në Rusi, shprehet Ibrahimoviç. Ne patëm disa shanse të mira për të shënuar, por ata panë shumë fat". Trajneri Guardiola sqaroi se "Çdo skuadër mund ta mundë tjetrën në futboll. Jemi në një grup të fortë me katër kampionë, por ne duhet të luftojmë në fund për të siguruar kualifikimin. Kemi shanse për të qenë në 16-en e më të mirëve. Tani duhet të përpiqemi të marrim një rezultat të mirë në Rusi. Por për të duhet të luftojmë fort". Sipas Ksavit "Barcelona nuk meritonte të humbte", ndërkohë që drejtuesit e klubit tashmë janë hedhur në merkato dhe pretendojnë se kanë siguruar blerjen e Robinjos nga Mançester Siti, i cili shikohet si një zgjidhje e situatës aktuale.